Lajm fantastik: “Zgjoi” hyn në listën e ngushtë të filmave për Oscars 2022

4 javë më parë

Lajm fantastik: “Zgjoi” hyn në listën e ngushtë të filmave për Oscars 2022

Filmi “Zgjoi”, tashmë është ranguar në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për çmimin Oscars 2022.

Lajmin fantastik e ka bërë të ditur protagonistja kryesore e këtij filmi, aktorja Yllka Gashi.

Ky film tashmë ka rrëmbyer disa çmime ndërkombëtare, ndërsa bëhet filmi i parë nga Kosova që pretendon të rrëmbej titullin Oscar për vitin 2022.

“Kosova për herë të parë përmes filmit “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për Oscars 2022!!!!

Gëzim e kënaqësi!!!!”, ka shkruar aktorja Yllka Gashi./Infokus/