3 muaj më parë

Lajçak dështon në Kosovë

Lajçak dështon në Kosovë

“Qëllimi im është që të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të pajtohen të gjitha palët”, tha Lajçak kur arriti në Kosovë. Kjo deklaratë e tij ndryshoi modelin e operimit të Bashkimit Evropian dhe konceptin e modelit amerikan të marrëveshjes. Me një deklaratë kaq të gjerë synohet hapja e STATUSIT të Kosovës!?

Pajtim i të gjitha palëve është një tregues se qëllimi i marrëveshjes nuk është të arrihet një MARRËVESHJE – por të krijohen koncesione dhe kushte. Për veshin e qytetarit të zakonshëm fjala ‘PAJTIM’ jep shpresë, se qytetaret jetojnë me dhe për shpresë – por në diplomaci kjo zgjeron implikim dhe involvim – veçmas kur thuhet gjithëpërfshirëse.

Z. Lajçak Kosova është Shtet dhe vetëm një Lider e përfaqëson Shtetin tonë.  Nuk ka përfaqësim të interesave të tjera dhe gj5tihëpërfshirëse.

Ju e dini z. Lajçak që në çdo marrëveshje ka AKORDIM/DAKORDIM, por asnjëherë pajtim te të gjitha palëve. Dhe pyetja ime është – kush janë të gjitha palët? Kjo është arsyeja e parë pse propozimi i z. Miroslav Lajçak, që në fillim, është nisur i dështuar.

Arsye tjetër shumë e fortë është: si mendon Bashkimi Evropian që mund ta tejkaloi dhe kërcënoi Amerikën. Ju dhe me cilën ushtri z. Lajçak? Si person, jeni njeriu me i miri në botë, por si detyrë e keni gabuar kur thoni që “ne jemi BE-ja, dhe ne e arrijmë marrëveshjen”. Nga viti 2011 është treguar se BE-ja ka interesa e interesa të cilat as vet nuk mund t’i zgjedhë.

Mirë ju ka thënë Kryeministri Hoti: “Nëse BE është e fuqishme, zgjidhe çështjen e vizave. Pastaj bisedojmë”? Ndoshta kjo është arsyeja se pse para shkuarjes në Beograd keni thënë se nuk mund të filloni procesin e Liberalizimit të Vizave.

Z. Lajçak personalisht kam shumë dyshime që mund të arrini diçka, përkundër dëshirës së madhe që keni. Nëse nuk mund ta inicioni një proces teknik si Liberalizimi i Vizave – me të gjitha kushtet e plotësuara; atëherë si mund ta zgjidhni një proces politik i cili po zhagitet 10 vjet nga vet BE-ja. Këtu ia shtojmë edhe deklaratën tënde: “Qëllimi im është që të arrij një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të pajtohen të gjitha palët”!

Ëmbëlsira gjithmonë është për fund. Tash është ndërruar edhe lojtari kryesor në lojë. Nuk është më Presidenti Thaçi, por Kryeministri Hoti. Nova rex, nova lex – thotë një fjalë e vjetër latine.

(Opinionet nuk pasqyrojnë qëndrime redaksionale)