Labi tregon produktet që përmban pakoja ushqimore që do t’iu dhurohet familjeve me asistencë sociale

2 muaj më parë

Labi tregon produktet që përmban pakoja ushqimore që do t’iu dhurohet familjeve me asistencë sociale

Labi ka treguar se cilat janë produktet që i pëmban pakoja që do t’iu dhurohet familjeve me asistencë sociale.

Labinot Tahiri këto ditë ka nisur iniciativë për grumbullimin e fondeve për t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Aksioni është duke vazhduar, ndërsa vullnetmirët luten vazhdimisht të dhurojnë aq sa kanë mundësi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Labi ka treguar se çfarë përmban pakoja në vlerë 30 euro, që do t’iu dhurohet familjeve në nevojë.

Ai tha se rëndësi në këtë rast i ka kushtuar edhe higjienës, ndërsa bën thirrje të dhurohen ende para për t’i ndihmuar familjet me asistencë sociale.

“Të dashur miq mir e keq ka me pas diskutime por ne po vrapojme e spo ndalemi dhe nuk do ndalemi.
Kjo është pako pêr të cilen e kam
Zgjedhur vetë e i kam kushtuar rendesi edhe higjenes!
Zoti i bekoftë shqiptarêt e të gjitha ato familje qê do gëzojnë këto pako.
Mos ndaloni Shqipe, në të katêr anët ndihmoni.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.“, ka shkruar Labi. /Lajmi.net/