La në mes “Sulejmanin e Madhërishëm”, shprehet aktorja: Isha e sëmurë

2 muaj më parë

La në mes “Sulejmanin e Madhërishëm”, shprehet aktorja: Isha e sëmurë

“Sulejmani i Madhërishëm”, ka qenë një nga telenovelat më të shikuara në Shqipëri, ku ka korrur sukses të madh edhe në shumë vende të botës.

Disa vite pas përfundimit të këtij seriali, aktorja që luante rolin e Hyrremit, Meryem Uzerli ka treguar gjatë një interviste për një revistë turke arsyen e largimit të saj në mes të telenovelës.

Ajo shprehet se në atë kohë vuante na sindroma burnout. Aktorja gjermano-turke tha se stresi që po përjetonte në punë, ia kishte shkaktuar këtë sindromë nga e cila pati lodhje fizike dhe mendore.

“U bëra si robot, i thoja vetes duhet të jesh perfekte dhe mbaja disiplinë”, shprehet Meryem Uzerli.

“Hyrrem” tregoi se i kërkoi produksionit të largohet nga telenovela sepse ajo tashmë ishte shuëmë e lodhur dhe ndihej si një makinë e prishur.

/Ora News.tv/