Kylie Minogue thyen rekordin e top-listave

2 muaj më parë

Kylie Minogue thyen rekordin e top-listave

Kylie Minogue është kthyer në majën e top-listave të Mbretërisë së Bashkuar me albumin e ri “Disco”. Ylli i pop muzikës është bërë artistja e parë femër që vihet në krye të top-listave me album në pesë dekada të ndryshme. Albumi saj i pesëmbëdhjetë, “Disco”, kryeson me 55 mijë shitje, çfarë nënkupton se ia ka dalë të ketë shitje më të mirë se çdo album i ri në vitin 2020 deri tani.

Me herën e tetë në krye të top-listave, ajo ia ka dalë të kalojë edhe Elton Johnin, Cliff Richardin dhe George Michaelin.

“Kam mbetur pa fjalë”, ka thënë ylli i njohur botëror. “Faleminderit atyre që më kanë mbështetur për këtë album. Jam shumë e prekur që ia ka dalë t’jua marrë zemrat. E dua këtë”, transmeton KOHA.

Suksesi i madhi Kyliet ka ardhur në kulmin e mbylljes së dytë të Mbretërisë së Bashkuar si pjesë e masave të mbrojtjes nga përhapja e koronavirusit. Ajo ka deklaruar se projektin e realizoi atëherë kur nisi të lodhej nga efekti i karantinës.

Minogue ia ka dalë të kryesojë kundrejt Little Mix, që me albumin “Confetti” debutoi në vendin e dytë të top-listës zyrtare të albumeve.

“Positions” e Ariana Frande, që kishte kryesuar javën e kaluar, ka rënë në vendin e tretë.

Minogue ka rrëfyer javën e kaluar për karrierën e saj të gjatë, por edhe për ndikimin që ka pasur pandemia e COVID-19 në botë dhe në karrierën e saj. Ylli australian njihet për kapërcimet e mëdha artistike. Prej kohës së fëmijërisë kishte synuar majat e muzikës botërore.

Paraqitja e parë

Prej paraqitjes së parë televizive në serinë australiane “The Sullivans” në moshën dhjetëvjeçare, ajo është zhvilluar nga një aktore në yll të popit, ikonë mode, autore për fëmijë, pjesë e jurisë në shou televizivë e deri si disenjatore e suksesshme e orendive shtëpiake.

Karriera e saj është përcaktuar prej zhvillimeve të jashtëzakonshme, por gjithnjë duke e ruajtur kreativitetin pavarësisht se cilës fushë i përkushtohej më shumë. Do të bëhej e njohur për hite të mëdha, si: “Better The Devil You Know” dhe “Can’t Get You Out Of My Head”, duke vazhduar pastaj me këngë më eksperimentale si “Sloë” dhe “Cherry Bomb”.

Por, pavarësisht të gjithave, Kylie ka ruajtur frymën e hareshme dhe të gjallë në muzikën e saj. Ishte muzika ajo me të cilën ra për herë të parë në dashuri si fëmijë në vitet shtatëdhjetë në Melburn, shumë kohë para se të niste të mendonte seriozisht për jetësimin e ëndrrës që të bëhej yll i muzikës pop. Dhe këtë e bëri me shumë përkushtim e angazhim personal.

“Kur isha tetë a nëntë vjeçe, pretendoja se kisha marrë pjesë në koncerte të ABBA-s në dhomën time të gjumit me shoqet e mia”, do të deklaronte ajo më 1988 për revistën “Smash Hits”. “Vishnim fustane dhe pretendonim se ishim ABBA, duke u hedhur në shtratin e gjumit e duke kënduar me krehër. Unë gjithnjë isha biondina”.

Pas mahnitjes së pastajme me muzikën country të mishëruar në albumin “Golden”, Kylie ka rikthyer frymën e dashurisë së saj të zjarrtë për muzikën disco.

Megjithëse vjet kishte nisur ta shkruante, kënga ishte larg prej të përfunduarit kur në mars vendi u mbyll si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Papritmas, ylli i njohur i muzikës erdhi në banesën e saj në Londër, që do ta kthente në studio të improvizuar me qëllim që të mund të kujdesej për izolimin e vokaleve. Përdori batanije dhe rroba me të cilat veshi murin për zërim sa më të mirë.

Ndikimi i pandemisë

Por, për një njeri që është vazhdimisht në lëvizje, që dikur kishte thënë se “ose jam në lëvizje, ose në gjumë”, karantina ishte një mundim i madh.

“Është e vështirë të thellohesh në mendime dhe të jesh pozitive”, thekson ajo. “Dhe kisha moment të ngjashëm gjatë mbylljes së parë, ku duhej t’i rrëfehesha dikujt se po kaloja në situatë të sikletshme”.

“Dhe nëse nuk do të kisha mundësi ta punoja albumin, gjithçka do të shkonte ndryshe”. Dhe ajo po punoi fort para se ta promovonte albumin. “Disco” nuk është reflektim i krizës së shkaktuar nga pandemia. Sikurse Dua Lipa dhe Lady Gaga, edhe Kylie ka ofruar për adhuruesit e saj dhjetëra minuta qejfi me elemente diskografike.

“Sivjet është folur shumë për lidhjen, ose mungesën e lidhjes ndërmjet njerëzve, saqë rrekja e njerëzve që ta kenë qëllim afrimin u kthye në motivim të madh për mua”.