Ky person është zhdukur, Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për ta gjetur

4 javë më parë

Ky person është zhdukur, Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për ta gjetur

Policia e Kosovës njofton se me datën 14.10.2019 është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët – Lipjan, shkruan AktivPress.

Që nga dita e raportimit deri më tani njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

– kontrollimin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare,

– kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura, përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),

– analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme,

– analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

“Veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar intensivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në nr. 080019999”, apelon Policia./AktivPress/