Ky përbërës bën mrekulli në zbardhjen e dhëmbëve!

3 muaj më parë

Ky përbërës bën mrekulli në zbardhjen e dhëmbëve!

Nëse produktet për zbardhjen e dhëmbëve janë pak agresivë për dhëmbët tuaj të ndjeshëm vraponi tek erëzat! Shafrani i Indisë është një nga ato erëza, që mund të zbardhë dhëmbët tuaj, duke e bërë në këtë mënyrë më të bukur buzëqeshjen tuaj.

Për çfarë keni nevojë:

Një kavanoz vaj kokosi
një shishe shafran
një tas të vogël përzierjeje
furçë dhëmbësh dhe pastën tuaj të dhëmbëve
Çfarë të bëni:

Përzieni 1 lugë gjelle vaj kokosi me 1 lugë çaji tumerik në tasin tuaj. Duke përdorur furçën e dhëmbëve përzieni së bashku të dy përbërësit për të formuar një pastë.
Pas kësaj, fërkoni dhëmbët me përzierjen ashtu siç bëni normalisht kur lani dhëmbët, por në vend që të pështyni menjëherë pas kësaj, lëreni pastën të qëndrojë për disa minuta në dhëmbët tuaj. Mos u alarmoni, sepse pas kësaj goja juaj do të jetë e verdhë, por kjo është vetëm përkohësisht.
Më pas, duke përdorur pastën tuaj të zakonshme të dhëmbëve, fërkojini dhëmbët për të fundit herë dhe shpëlajini.
Pse funksionon: E ngjashme me sodën për pjekje, turmeriku ka një cilësi të lehtë gërryese që largon pllakëzat dhe njollat të shkaktuara nga ushqimet apo pijet që ne duam, si kafeja apo vera. Veç kësaj, tumeriku është një antibakterial dhe anti-inflamator natyral, i cili ndihmon për të përmirësuar shëndetin e përgjitshëm oral.

Çfarë duhet të keni parasysh: Procesi mund të jetë pak i rrëmujshëm dhe mbase dhëmbët nuk do të marrin ngjyrën që doni që me herën e parë. Por, pak fërkim më tepër i dhëmbëve dhe më tepër shpëlarje ia vlen, sapo të shikoni se sa me shkëlqim dhe të bardhë do të jenë dhëmbët.

Nëse nuk e duroni shijen pikante të tumerikut, në vend të tij mund të përdorni edhe një lëkurë bananeje për të zbardhur dhëmbët tuaj.