Ky ishull në Kanada kërkon punëtorë

3 vite më parë

Ky ishull në Kanada kërkon punëtorë

Pronarët e bizneseve në  ishullin Cape Breton, përmes faqeve të tyre në Facebook të quajtur “FarmersDaughterCountryMarket” njoftojnë se janë në mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe se kushdo që ka dëshirë të shpërngulet në këtë vend do t’i sigurohet një punë e mirë paguar dhe një sipërfaqe toke .

Ky ishull i mrekullueshëm, me natyrën e tij unike dhe ambientin ekologjikisht shumë të pastër, ka shumë për të ofruar; vende interesante, ambiente fëmijësh, kisha etj. Popullsia e qytetit është afro 150 mijë banorë, por gradualisht në rënie.

Qyteti mund të pranojë vetëm njerëz të cilët janë të autorizuar ligjërisht për të punuar në Kanada. Sipas ligjit kanadez, ju duhen vetëm 2 dokumente për të përfituar një punë në Kanada, një ftesë nga një punëdhënës kanadez, e miratuar nga Ministria e Punës dhe Zhvillimit Social, e Kanadasë dhe një leje pune e cila lëshohet pas marrjes së një vize të përkohshme.