Ky ishte reagimi i Grenell për takimin Kurti – Vuçiq

1 muaj më parë

Ky ishte reagimi i Grenell për takimin Kurti – Vuçiq

Ish-emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun, Richard Grenell ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden për qasjen e tij karshi procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Grenell ka realizuar një shkrim autorial të titulluar “Biden shpërfill Kosovën dhe Serbinë”.

Ai në këtë shkrim e kishte fjalën për takimin e djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.

Kjo pasi Biden aktualisht gjendet në një turne vizitash në kontinentin e vjetër dhe koha që ai po realizonte këtë vizitë, rastisi të jetë në të njëjtën periudhë që po mbahej takimi mes Kurtit e Vuçiqit.

Kryeministri kosovar u kritikua shumë ashpër nga opozita për paraqitjen e djeshme në Bruksel, të cilat qasjen e tij e konsideruan të dëmshme për Kosovën.

Ndërkaq, Kurti tha se presidentit serb ia ka parashtruar katër pika në këtë takim, tri prej të cilave janë refuzuar teksa për një nuk ka pasur përgjigje definitive.