Ky është vendi që importon më së shumti mallra në Kosovë

1 muaj më parë

Ky është vendi që importon më së shumti mallra në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin mbi statistikat e tregtisë së jashtme për muajin dhjetor të vitit 2019,

Nga ajo që vërehet shihet që Gjermania është vendi që importon më së shumti mallra në Kosovë.

Nga të gjitha mallrat e importuara, 14.4% vijnë nga Gjermania. Vendi i dytë është e zë Turqia me 12.3 përqind.

Shqipëria në krahasim me dhjetorin e vitit 2018-të ka shënuar rënie. Gjatë vitit 2018, 5.7% e mallrave të importuara ishin nga Shqipëria. Kurse në vitin 2019, ajo ka rënë në 4.9 përqind.

Kurse Serbia, pas vendosjes së taksës, ka rënie drastike nga 1.8 përqind në 0.2 përqind.

Ndërsa 9.6 mallrave të importuara janë nga Kina.

Vendosja e taksës po ashtu e ka goditur edhe Bosnjën e Hercegovinën që kanë rënie në importimin e produkteve në Kosovë.

Nga 0.1 përqind sa ishte në vitin 2018-të, Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar rënie në më pak se 0.1%.