Ky është vendi me ajrin më të pastër në botë

1 muaj më parë

Ky është vendi me ajrin më të pastër në botë

Sipas studimeve të kryera në dekadën e fundit, rreth 80% e njerëzimit jeton në vende ku ajri që frymojnë tejkalon limitet e ndotjes së përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Por ekzistojnë ende vende në planet, ku mrekullisht ndikimi i shoqërisë njerëzore nuk ka mbërritur, dhe ajri është i njëjti që mundësonte frymëmarrjen mijëra vite më parë.

Studiuesit e universitetit të Kolorados kanë zhvilluar një studim unik, në kërkimin e vendeve me ajrin më të pastër në planet, dhe fatkeqësisht kanë piketuar shumë pak “oazë” të tilla.

Pasojat e aktivitetit njerëzor, nga derivatet e karburanteve te fertilizantët, transportohen nga era dhe uji në çdo cep të planetit.
Por sipas studimit, një zonë që rrethon pjesë të Antarktidës ka rezultuar pothuajse totalisht e çliruar nga ndotja. Rezultati ka dalë pas udhëtimeve të shumta të kryera në atë pjesë të planetit, dhe janë publikuar të hënën në revistën Shkencore të Akademisë Kombëtare të Shkencës në SHBA.