Ky është muaji kur do të prezantohet Iphone 8

4 vite më parë

Ky është muaji kur do të prezantohet Iphone 8

Sipas GSM Arena, iPhone 8 mund të vonohet në publikimin e tij për shkak të problemeve me teknologjinë 3D.

Në fillim pritej të lansohej në shtator, mirëpo tani duket se do të kemi prezantimin zyrtar rreth muajit nëntor, shkruan The Mirror, transmeton AktivPress.

Shumë zëra qarkullojnë në rrjet prej muajsh dhe thuhet, ndër të tjerash, se “iPhone 8” i ri do të ketë ekrane të mëdha “OLED”, “Touch ID” të një forme tjetër, ndërkohë që 3 versionet e familjes “iPhone 8” do të kushtojnë rreth 1.000 dollarë copa e do të kenë ekrane të lakuara “OLED” prej 5.2 inch.

Sipas spekulimeve të mëparshme, telefoni “smart” i ri i “Apple” do të quhej “iPhone 8”, por raportet më të fundit sugjerojnë se aparati i ri do të quhet “iPhone Edition”./AktivPress