Ky është momenti kur Franca e shtypi pullën për sulmin në Siri (Video)

3 vite më parë

Ky është momenti kur Franca e shtypi pullën për sulmin në Siri (Video)

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, publikoi një video të një rakete të lëshuar nga luftanija franceze kundër Sirisë.

Ajo tha se shënjestra ishte një uzinë për prodhimin e armëve kimike në vend, një nga tre piketat e goditura nga aleatët SHBA, Britania dhe Franca.

Sulmet ajrore të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë u shoqëruan me një jehonë deklaratash të ndryshme. Ndërsa aleatët e Sirisë po protestojnë, NATO-ja, Turqia dhe Izraeli i përshëndetën sulmet./AktivPress/