Ky deputet suedez kërkon që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat
1 vit më parëKy deputet suedez kërkon që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat
Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson, ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave.
Jacobsson ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat sikurse vendeve të tjera të Ballkanit dhe poashtu që vendi i tij të bëjë tregti më shumë me Kosovën.
Përmes Facebook për dorëzimin e kërkesës së tij ka njoftuar edhe Naim Murseli, këshilltar i ministrit në detyrë Behgjet Pacolli.
Jacobsson edhe më parë ka kërkuar interpelancë të ministres së Jashtme të Suedisë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.