Përpjekja e shtatë për konstituimin e Kuvendit
3 vite më parëPërpjekja e shtatë për konstituimin e Kuvendit
Kuvendi Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se vazhdimi i seancës për herën e shtatë për konstituimin e këtij institucioni do të mbahet sot.
Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se në rend të ditës është vetëm zgjedhja e kryeparlamentarit.
Seanca do të nis në orën 11:00.
“Me kërkesë të kryesuesit të seancës konstituive të Legjislaturës VI, Adem Mikullovci, të enjten, më 7 shtator 2017, mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Rendi i ditës: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Thirrja për vazhdimin e seancës konstituive është bërë një ditë pasi koalicioni PAN ka arritur marrëveshje me AKR-në dhe ditën kur i njëjti koalicion ka zhvilluar negociata të gjata me Listën Serbe./AktivPress