Kuvendi shpallë tender në vlerë prej 6500 euro për blerjen e librave e fjalorëve

4 javë më parë

Kuvendi shpallë tender në vlerë prej 6500 euro për blerjen e librave e fjalorëve

Biblioteka e Kuvendit të Republikës së Kosovës shumë shpejt do të mbushet me libra të reja. Për këtë punë, planifikohet të shpenzohen rreth 6 mijë e 500 euro nga xhepat e qytetarëve të vendit. Express ka kontaktuar me Zyrën për Media të Kuvendit, të cilët kanë dhënë detaje për numrin e librave që do të blihen dhe llojet e tyre.

Deputetët e Legjislaturës së VII’të të Kuvendit të Kosovës do të kenë në dispozicion më shumë libra për të lexuar, krahasuar me ata të legjislaturës së kaluar. Gjithë kjo për faktin se që nga ky muaj, Biblioteka e Kuvendit do të pasurohet me rreth 200 tituj të rinj të librave e fjalorëve.

Përmes njoftimit për kontratë të publikuar në ëeb faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ka ndarë 6 mijë e 500 euro për furnizim me libra të rinj për këtë bibliotekë.

E për numrin e saktë të librave që do të blihen dhe llojin e tyre kanë dhënë detaje nga Zyra për Informim në Kuvendin e Kosovës.

Nga kjo zyrë kanë thënë se numri më i madh i këtyre librave do të jenë në gjuhën shqipe, por që ka edhe në gjuhën angleze.

Deklarojnë se numri më i madh i librave do të jenë nga fusha e diplomacisë, integrimeve evropiane dhe të drejtës ndërkombëtare.

“Është planifikuar të blihen libra nga fusha e diplomacisë, integrimeve evropiane, të drejtës ndërkombëtare, fjalorë etj. Prej tyre numri më i madh do të jetë në gjuhën shqipe, por ka edhe në gjuhën angleze. Për vitin 2019 është planifikuar blerja e gjithsej 186 titujve të rinj të librave, fjalorëve, etj., me nga dy kopje për titull”, thuhet në përgjigjet e Kuvendit.

Kompanitë e interesuara për të kryer këtë furnizim duhet të dorëzojnë deklaratën nën betim-Origjinalin, vërtetim nga Administrata Tatimore, vërtetimin nga Gjykata Themelore, kopje të certifikatës së regjistrimit të biznesit, si dhe dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në tri vitet e shkuara.

“Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në 3 (tri) vitet e shkuara për periudhën deri në publikimin e njoftimit për kontratë – në total në vlerë jo më pak se 9,000.00 €”, thuhet në njoftimin e publikuar në KRPP.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave është 24 tetori i këtij viti. Tenderi duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë elektronike deri në ora 14:00.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim./Gazeta Express