Kuvendi së shpejti me Rregullore të re

3 vite më parë

Kuvendi së shpejti me Rregullore të re

Një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës, bashkë me zyrtarët e administratës, kanë qëndruar këto ditë larg Prishtinës me qëllim që ta harmonizojnë draftin e Rregullores së re të Punës së Kuvendit.

Lajmin s kjo rregullore është gati e ka bërë publik, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, shkruan AktivPress.

“Në përfundim të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lekaj në një postim në Facebook, të shoqëruar me disa foto të grupit punues.

Rregullorja e punës njihet ndryshe edhe si “Kushtetutë e Kuvendit”./AktivPress