4 vite më parë

KUSH IU GËZUA LAJMIT PËR MOS LIRIMIN E SOTËM TË RAMUSH HARADINAJT..!?

KUSH IU GËZUA LAJMIT PËR MOS LIRIMIN E SOTËM TË RAMUSH HARADINAJT..!?

Për analistët e mirëfilltë të rrethanave politike në Kosovë, vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës, për ta shtyrë procesin e lirimit ose ekstradimit në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj deri më 2 mars, nuk ishte aspak i çuditshëm, sepse ndalimi i tij me 4 janar 2017, nuk ka qenë fare i rastësishëm..!?

Pra, sot u bë më se i qartë shkaku i ndalimit si dhe i mbajtjes së z. R. Haradinaj në Francë në izolim shtëpiak, nën pretekstin e një fletarresti të lëshuar nga regjimi i Beogradit më 2004, që nga 04. janari deri më 2 mars 2017, kur do merret vendimi definitiv, se ky ndalim paskësh qenë përtej procedurës ligjore të Interpolit, dhe për këtë flasin disa faktorë, në shikim të parë inekzistent.

Ndër më kryesorët, pa dyshim, del se ishte rreziku permanent që oponenca politike e z. Haradinaj, e ka ndjerë nga karizma dhe qëndrimi i tij i palëkundur ndaj çështjes së demarkacionit dhe asociacionit të komunave serbe, marrëveshje të cilat falë në masë të madhe, qëndrimit të z. Haradinaj, nuk arritën të kalonin për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Pra, dihet mirëfilli se Ramushi nuk lëshoi asnjë milimetër pe kundrejt presioneve të vazhdueshme të qeverisë në krye me Isa Mustafën, që këto dy marrëveshje, pa marrë parasysh faktin se Kosova do humbte 8300 hektarë tokë, të kalojnë dhe ratifikohen në Kuvend..!?

E gjithë kjo luftë dhe presion i pashembullt i qeverisë “Thaçi-Isa-Veseli” për t’u dëshmuar para qytetarëve se ky trinom ogurzi është i zoti i shtëpisë në Kosovë, se për të ngelur në pushtet janë të gatshëm me falë edhe tokë të Kosovës Malit të Zi, dhe se pa fije turpi pranojnë autonominë e serbëve të Kosovës përmes formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke shkelur kështu edhe mbi vendimet e Gjykatës kushtetuese, e cila në 23 nene pati gjetur parregullsi dhe shkelje kushtetuese në marrëveshjen e nënshkruar me Beogradin për asociacionin e komunave, etj., flet katërçipërisht se ndalimi i z. R. Haradinaj nga organet policore kufitare në aeroportin e Baselit, jo veç që nuk ka qenë i rastësishëm, por madje paskësh qenë edhe i koordinuar mirë, si në kohë, ashtu edhe për vendin e ndalimit të tij, në Francën mike, por duke e harruar më qëllim faktin, se ajo ka pasur dhe vazhdon të ketë miqësi tradicionale me serbët dhe Serbinë..!?

Mbase, ndërprerja e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, gjoja në shenjë proteste ndaj vendimit të gjykatës së apelit në Colmar të Francës, që të mos e lirojë sot Ramushin, është farsa e radhës e mazhorancës ndaj atij personalisht, por edhe ndaj opozitës posaçërisht..!?