Kush është personi i akuzuar për fajde që kandidati për president u fotografua me të

2 muaj më parë

Kush është personi i akuzuar për fajde që kandidati për president u fotografua me të

Ditë më parë, lideri i Aleancës Ardhmëria e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar disa fotografi në familjen Kqira në Prizren, të cilëve u ndau medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet.

Në mesin e familjarëve ishte edhe Gjon Kqira, i akuzuari për fajde, shkruan Express.

Por, fotografia me Gjon Kqirën është fshirë nga profili i Haradinajt.

Kush është Gjon Kqira, i akuzuari për fajde që Haradinaj bëri foto me të?

Kqira është i përfshirë në rastin ’Kristal’ dhe ishte dënuar me 2 vjet e 5 muaj burg për veprën penale ‘organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm’.

Kqira po ashtu u gjobit edhe me 1 mijë e 500 euro dënim me gjobë për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’.

Në këtë rast të akuzuar për veprat penale krim i organizuar lidhur me veprat penale organizim i skemave piramidale dhe bixhoz te paligjshëm, detyrim, fajde, armëmbajtje pa leje, përveç Gjon Kqirajt janë edhe Tunë, Marjan, Gjekson, Gëzim, Kastriot Kqira, Edison Oma dhe Benson Buza.

Në këtë rast penal ishin sekuestruar disa prona të familjes Kqira, për të cilat, organi i akuzës, pretendon se janë fituar në mënyrë të kundërligjshme, e cila pasuri e sekuestruar vlerësohet të jetë disa miliona euro. /Express