Kush është më i madhi në vend për Bleron?

2 vite më parë

Kush është më i madhi në vend për Bleron?

Këngëtari Blero Muharremi dhe e fejuara e tij Afrona Dika kanë qenë të pranishëm mbrëmë (e diel) në dasmën madhështore të Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit.

Ata duket të kenë kaluar çaste të këndshme nën shoqërinë e miqve dhe shumë të ftuarve VIP, që ishin prezent në këtë dasmë.

Duket se momentet më të mira kanë qenë ato gjatë kohës sa kërcehej.

Për atmosferën e të pranishmëve janë kujdesur Shkelzen Jetishi – Xeni dhe Ramadan Krasniqi – Dani.

Ai e quan në përshkrimin e tij si “më të madhin në vend” këngëtarin pejan, i cili mesa duket ka ‘ndezur’ atmosferën për të pranishmit. /Telegrafi