Kurti takohet me tre këshilltarë të Macronit, diskuton për ‘ndryshimin e madh politik’

1 javë më parë

Kurti takohet me tre këshilltarë të Macronit, diskuton për ‘ndryshimin e madh politik’

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me tre këshilltarë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Me ta, thotë të ketë biseduar edhe për, siç shkruan ai, “ndryshimin e madh politik me zgjedhjet e 6 tetorit”.

“Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, Emmanuel Macron: Këshilltarin për Evropë dhe G20, Clément Beaune, Këshiltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, Etienne de Gonneville”, shkruan Kurti ndër tjerash.

“Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falënderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona”, shkruan ai.

Kurti thotë se “Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror”.

“Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm”, ka përfunduar Kurti.