Kurti takohet me nënkryetarin e bashkisë së Parisit – flasin për Prizrenin

2 javë më parë

Kurti takohet me nënkryetarin e bashkisë së Parisit – flasin për Prizrenin

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris ka vizituar edhe bashkinë e kryeqytetit francez, me ç’rast ka takuar Christophe Girard, nënkryetarin e bashkisë, përgjegjës për kulturë, i cili ka edhe nënshtetësinë e Kosovës.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar për shumë çështje, nga bashkëpunimi që është bërë me Prizrenin e deri te zhvillimi i partive progresiste në Evropë dhe botë.

“Gjatë qëndrimit në Paris vizitova edhe bashkinë e kryeqytetit francez ku takova z. Christophe Girard, nënkryetarin e bashkisë, përgjegjës për kulturë, i cili ka edhe nënshtetësinë e Republikës së Kosovës.
Biseduam për shumë çështje, nga bashkëpunimi që është bërë me Prizrenin e deri te zhvillimi i partive progresiste në Evropë dhe botë:, ka shkruar Kurti, transmeton AktivPress.