Kurti publikon pesë shtyllat e “Qeverisjes Alternative”

2 muaj më parë

Kurti publikon pesë shtyllat e “Qeverisjes Alternative”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ditë më parë është deklaruar rreth krijimit të “Qeverisë Alternative”.

Ndërsa sot nëpërmjet një fotografie në rrjetin social Facebook, Kurti ka treguar pesë shtyllat e qeverisjes së mirë që sipas tij vijnë me “Qeverisje Alternative”.

“Ekonomi dhe Financa, Drejtësi dhe Siguri, Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Sport, Arsim, Kulturë dhe Rini, Politikë e Jashtme, Integrime Evropiane dhe Diasporë”, janë pesë shtyllat e qeverisjes së mirë të publikuara nga Kurti.