Kurti kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit (DOKUMENT)

1 javë më parë

Kurti kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit (DOKUMENT)

Kryeministri Albin Kurti i është drejtuar kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

“Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Kosovës për këtë çështje./KlanKosova.tv/

Lajme nga rubrika