Kurti fajëson Thaçin e LDK-në për Specialen

3 javë më parë

Kurti fajëson Thaçin e LDK-në për Specialen

Të dielën ka vendosur t’iu drejtohet partiakëve nga distanca. Megjithatë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ia kushton temave të brendshme vetëm 40 përqind të kohës.

Në një paraqitje 20 minutëshe, Albin Kurti flet për të tjerët, qeveri e parti, me kritika në shumë pista.

Ish-kryeministri thotë se partia e tij është e vetmja që do t’i mbronte veteranët e luftës nga Gjykata Speciale.

Ai akuzoi qeverinë e Avdullah Hotit dhe presidentin Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën më herët, se i kanë mundësuar presidentit serb, Aleksander Vuçiq, të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa nga marrëveshja e nënshkruar, thotë se u dëmtua Kosova.