Kurti e Sela pajtohen se koalicioni mes dy partive shqiptare rrit pjesëmarrjen politike të shqiptarëve në Maqedoni

1 muaj më parë

Kurti e Sela pajtohen se koalicioni mes dy partive shqiptare rrit pjesëmarrjen politike të shqiptarëve në Maqedoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi të zhvilluar me një delegacion të Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga kreu i kësaj partie, Ziadin Sela, janë pajtuar se koalicioni i formuar mes këtij subjekti dhe atij të Alternativës do të rris cilësinë e pjesëmarrjes politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, madje do të ishte e mbarë që të bashkohej edhe Lëvizja Besa në këtë projekt të madh përfaqësimi.

“Një koalicion i tillë bën të mundshëm maksimalizimin e pjesëmarrjes së popullsisë shqiptare në votime dhe organizon votën në ndihmë të fuqisë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, citohet në komunikatën e Qeverisë të kenë thënë bashkëfolësit.

U theksua gjithashtu se roli i mërgatës me pjesëmarrje të gjerë në votime është vendimtar për besim të ri të shqiptarëve në politikë.

AKTIV PRESS