Kuroni kapsllëkun duke përgatitur këtë puding

4 vite më parë

Kuroni kapsllëkun duke përgatitur këtë puding

Janë një shumëllojshmëri arsyesh pse mund të vuajmë nga kapsllëku si ushqimi që konsumojmë, mungesa e aktivitetit fizik, mosha etj.

Përdorimi i laksativëve nuk është i rekomandueshëm sepse mund të krijojë varësi si dhe prish funksionin normal të zorrëve me kalimin e kohës.

Sigurisht, ndryshimet në stilin e jetës, duke përfshirë stërvitjen dhe hidratimin e rregullt mund t’i konsiderojmë si një fillim i shkëlqyeshëm për parandalimin dhe lehtësimin afatgjatë kur vjen puna te simptomat e kapsllëkut.

Gjithashtu mund të përdorni edhe këtë puding me susamin e zi dhe me mjaltë

Përbërësit:
1 filxhan qumësht susami
1 lugë çaji fara liri
1 lugë çaji fara Chia
1 lugë gjelle lëvozhga të farës së psiliumit
1 lugë çaji mjaltë të papërpunuar

Udhëzime:
Përgatitni qumështin e susamit dhe derdheni në një pjatë qelqi.
Shtoni përbërësit e mësipërm dhe përziejini të gjithë derisa të krijohet një masë si krem.Lëreni përzierjen për 4-6 orë (ose gjatë natës).
Hidhni mjaltin përsipër për t’i dhënë një shije të ëmbël.