Kur Mbreti shqiptar i dhuroi një elefant Presidentit amerikan

3 vite më parë

Kur Mbreti shqiptar i dhuroi një elefant Presidentit amerikan

Gazetari e studiuesi, Bajram Mjeku, ka zbardhur një letër të kohës së Mbretit Zog.

Këtë letër, Mjekut ia ka dërguar një mik i tij që jeton në Londër.

Në letër shkruhet një falënderim i presidentit amerikan drejtuar mbretit të shqiptarëve për një dhuratë që kishte pranuar prej tij.

E dhurata ishte hiq më pak se një elefant, përcjellë AktivPress.

Lexojeni të plotë përshkrimin e Mjekut dhe përmbajtjen e letrës.

“Në nëntor të vitit 1967, Mbreti i Shqiptarëve, Lartmadhëria e Tij, Leka Zogu derisa jetonte në Spanjë i dhuroi një elefant Guvernatorit të Kalifornisë dhe presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Regan.

Ky i fundit, përmes një letre më 27 nëntor të këtij viti, falënderoi Mbretin Shqiptar për dhuratën në të cilën thuhet:

Lartmadhërisë së Tij, Mbretit Leka.

I dashur Leka,

Elefanti ka mbërrijtur i sigurtë dhe është komfort në shtëpinë e re. Nuk mund t’ua përshkruaj sa mirënjohës jemi unë dhe Nancy dhe nuk mund t’ua përshkruaj emocionet e djalit tonë Skipper’s.

Sërish faleminderit dhe përshëndetje të përzemërta për Ju.

Sinqerisht,

Ronald Regan, guvernator i Kalifornisë.

P.S. Letrën e Presidentit amerikan më ka dërguar miku im, Arben Haxhijaha i cili tash disa vjet jeton në Londër./AktivPress

(Foto ilustrim)