Kur ëma e Genc Rulit si partizane i printe kalit të komunistit Miladin Popoviç

6 ditë më parë

Kur ëma e Genc Rulit si partizane i printe kalit të komunistit Miladin Popoviç

Ish-kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Parid Turdiu ka publikuar një foto, e cila ka mbërritur në inboxin e tij.

Në këtë foto shfaqet i hipur mbi kalë Miladin Popoviçi, bashkethemelues i partisë komuniste shqiptare.

Teksa shëtit në pyjet e bukura shqiptare, kalin e tërheq një shoqe lufte, gjirokastrite, e cila është mamaja e ish-deputetit të njohur demokrat, Genc Ruli, e zgjedhur, pikërisht nga Enver Hoxha për arsye sigurie. Në sfond qëndrojnë edhe dy bodigardë.

Postimi i plotë i Parid Turdiut:

Inboksi im

Me çuan kete foto: Ai eshte Miladin Popoviçi gjate luftes. Ajo eshte nje partizane e ngarkuar per t’i sherbyer, mamaja e nje ministri te njohur te PD.

Cfare me ben pershtypje: Atituda prej beu e Miladinit: I ndrin lekura, me rroba te mira, qethje te fresket sipas modes, mbi kale te bardhe dhe nje sherbetore e paster qe i mban kalin. Ne sfond dy bodigardë./Dosja.al