Kur Agolli fliste kundër PPSH dhe salla e kërcënonte (Video e rrallë)
4 vite më parëKur Agolli fliste kundër PPSH dhe salla e kërcënonte (Video e rrallë)
Kanë qenë dy fjalimet më të rëndësishme të Dritëro Agollit në radhët e Partisë se Punës dhe më pas asaj Socialiste.
I pari mban datën 10 qershor 1991 në kongresin e 10-të të PPSH-së ku kjo forcë u kthye në Partinë Socialiste.
Agolli ishte një nga ata që bëri kritika të forta ndaj drejtuesve (video më poshtë) ndërsa salla bërtiste kundër tij dhe i dërgonte letra kërcënuese në tribunë.
Fjalimi dytë u mbajt në një kongres të vitit 1996 kur kryetari Fatos Nano inicioi nga burgu i Bënçës në Tepelenë një mocion kundër drejtuesve të partisë: Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Luan Hajdaraga dhe Ilir Meta. Nano e kishte quajtur PS-në një kënetë dhe përgjigjja e Driotëroit ishte se “nëse PS është një kënetë, atëherë Nano është një buf kënete”. /lapsi.al/