Kujdes kur hani kastravecë turshi

11 muaj më parë

Kujdes kur hani kastravecë turshi

Kastraveci turshi i madhësisë mesatare përmban deri në 800 mg natrium. Natriumi i tepërt në ushqim krijon presion të madh në enët e gjakut.

Pakkush mund t’u rezistojë turshive të dimrit, posaçërisht kastravecëve turshi.

Mirëpo, kastravecët mund të jenë iniciatorë të sëmundjeve të rrezikshme.

Sipas hulumtimeve mekësore, ngrënia e kastravecëve turshi mund të shtojë presionin e gjakut, i cili është shkaktari kryesor i sulmit në zemër.

Natriumi i tepërt në ushqim krijon shtypje të lartë në enët e gjakut, sepse në to hyjnë më shumë lëngje në mënyrë që të zbutë natriumin,  transmeton Telegrafi.

Të rriturit duhet të marrin më shumë se 2,4 gramë natrium në ditë, prandaj vetëm 3 kastravecë të vegjël në ditë mund të jenë iniciues për shtypjen e gjakut.

Një kastravec i vogël turshi mund t’ju vrasë, posaçërisht në kombinim me ushqimin tjetër, mirëpo personat me shtypje të lartë të gjakut duhet posaçërisht të jenë të kujdesshëm me këtë artikull ushqimor.

Shtypja e lartë e gjakut është shkaktar për sulmin në zemër, ndërprerjen e punës së zemrës, problemet me veshkat dhe demencian vaskulare, andaj nëse keni probleme me shtypjen e lartë të gjakut, është me rëndësi ta reduktoni në ushqim.