Kujdes edhe sot, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë Celsius

2 muaj më parë

Kujdes edhe sot, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë Celsius

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 36-38 gradë Celsius.

Indeksi UV do të shënojë vlera të larta, prandaj IHMK apelon që kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (sidomos në periudhën kohore prej 10:00-17:00) sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.