Ku dallojnë dhe çka kanë të përbashkët bashkëshortja e Thaçit dhe ajo e Trumpit

2 vite më parë

Ku dallojnë dhe çka kanë të përbashkët bashkëshortja e Thaçit dhe ajo e Trumpit

Njëra është Zonja e Parë e shtetit më të fuqishëm në botë e tjetra është Zonja e Parë e një shtetit që lufton për njohje.

Melania Trump dhe Lumnije Thaçi do të takohen sonte për herë të parë si dy Zonja të shtëpive presidenciale.

Për dallim nga presidentët Hashim Thaçi dhe Donald Trump që vijnë nga vende të ndryshme, Zonja e Parë e Kosovës dhe Zonja e Parë e Amerikës janë nga Ballkani.

Lumnije Thaçi është nga një qytezë e vogël e Kosovës, Vushtrri, ndërsa Melania Trump është lindur në një qytet të Sllovenisë të quajtur Sevnica ku jetoi deri sa mbaroi shkollën e lartë universitare.

Rrugëtimi i dy Zonjave të Para, drejtë shtëpive presidenciale nuk është i njëjtë por megjithatë ato kanë edhe disa gjëra të përbashkëta.

Melania Trump ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë duke kaluar disa qytete evropiane deri sa në vitin 1996 shkoi në Nju Jork ku punoi si modele dhe pas një kohe u martua me manjatin Donald Trump në janar në vitit 2005.

 Melania Trump

Ndërsa Lumnije Thaçi edhe pse kishte deklaruar se do të kalonte male për tu bërë së bashku me bashkëshortin e saj, Hashim Thaçin, nuk i është dashur ta bëjë këtë që të arrijë tek Presidenca e Kosovës.

Por ato veçohen për disa gjëra të përbashkëta si Zonja të Para: gafat e tyre.

Lumnije Thaçi gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan në Kosovë, Joe Biden kishte qenë në siklet duke u hamendësuar si ta përqafojë zëvendëspresidentin Biden.

Po ashtu Zonja e Parë, Lumnije Thaçi, mbahet mend për publikun edhe për mesazhin e dhënë më 8 mars të vitit 2012.

Thoshte se gratë duhet të jenë më këmbëngulëse për ta dëshmuar veten dhe se vetëm kjo rrugë, sipas saj, hapte dyert e suksesit, por me plot probleme në artikulim.

As Zonja e Parë e Amerikës nuk është e mirë në komunikim publik.

 Lumnije Thaçi dhe bashkëshorti i saj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Melania Trump njihet me gafat e saj. Së fundi Melina Trump ishte në qendër të vëmendjes së medieve në disa raste. Qysh prej inagurimit të bashkëshortit të saj Donald Trumpt si president i SHBA-së e deri tek paraqitjet e tjera publike.

Derisa po qëndronin para shkallëve të aeroplanit, Trump mundohej t’i kapë dorën Melanias, reagimi i saj ishte i shpejtë, e cila e injoron duke mos ia dhënë dorën kinse po i rregullon flokët, dhe sillej natyrshëm thuajse nuk ka ndodhur asgjë.

Në anën tjetër, presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë nuk shihen shumë në publik.

Dy Zonjat e Para dallojnë për nga niveli profesional.

Lumnije Thaçi është magjistër në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet”. Pas magjistraturës së parë, në vitet 2009-2011 ka magjistruar edhe në drejtimin “Menaxhment” si dhe ligjëron në universitetin publik të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Ndërsa Zonja e Parë e shtetit më të fuqishëm në botë njihet vetëm për sfiladat e saj nëpër pasarela të modës duke filluar nga Milano deri në Nju Jork.

Sido që të shkojë takimi mes dy presidentëve, dy Zonja e Para duket se kanë shumë tema të përbashkëta për ti folur.

Takimi i tyre mbahet në orën 02:00 /Insajderi/