Kryesia e Kuvendit mblidhet në mëngjes

4 vite më parë

Kryesia e Kuvendit mblidhet në mëngjes

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në mëngjes për të përcaktuar rendin e ditës për seancën e radhës.

AktivPress mëson se anëtarët e Kryesisë, përfshirë shefat e grupeve parlamentare janë njoftuar mbrëmë se mbledhja do të mbahet në ora 9:30.

Një nga anëtarët e Kryesisë ka thënë se nuk është në dijeni nëse do të futet çështja e demarkacionit, por personalisht ka thënë se nuk pret të ndodh dicka e tillë.

“Nuk besoj se demarkacioni do të futet në rend dite të seancës së radhës, pasi Qeveria edhe ashtu ende nuk e ka përmbyllur debatin publik rreth kësaj cështje”, ka thënë ai./AktivPress


08: 40- Kuvendi i Kosovës e ka konfirmuar takimin e Kryesisë me shefat e Grupeve parlamentare duke e lëshuar njoftimin zyrtar me pikat që priten të diskutohen në këtë mbledhje. Ashtu siç pritej, në agjend nuk figuron ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ky është rendi i ditës:

 

 

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancë plenare:

 

  1. Vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9, 14 dhe 15 shkurt 2017:

 

  1. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,
  2. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
  3. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
  4. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin  e këtij Projektligji  kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
  7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

Përgatitjet për Seancë të re :

 

  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-151 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST SH.A. dhe operatorit të sistemit, të transmisionit dhe tregut-KOSTT SH.A,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale,
  3. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 05/L-146 i Drejtësisë për të Mitur,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,
  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

 III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave