Kryeministrja zelandase në intervistë të drejtpërdrejtë gjatë tërmetit, e ruan gjakftohtësinë

2 muaj më parë

Kryeministrja zelandase në intervistë të drejtpërdrejtë gjatë tërmetit, e ruan gjakftohtësinë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka ruajtur gjakftohtësinë gjatë tërmetit që goditi Wellingtonin të dielen, teksa ajo po intervistohej nga një kanal televiziv.

Ardern, që u bë kryeministre më 2017, është tejet e popullarizuar në Zelandën e Re, për mënyrën se si është përballur me disa kriza – prej sulmit në dy xhamitë e Christchurchit gjatë vitit të kaluar, e deri tek pandemia e koronavirusit.

Ëellingtoni dhe zonat përreth janë tronditur prej një tërmeti prej 5.8 ballësh të Rihterit, epiqendra e të cilit ka qenë rreth 30 kilometra në veriperëndim të Levinit, një qytet afër kryeqytetit, sipas Geonet.

“Kemi pak tërmet këtu, Ryan…”, i ka thënë Ardern prezantuesit të emisionit Ryan Bridge, teksa gjërat përreth dridheshin.