Kryeministri merr vendim që në Prishtinë të vendoset flamuri i Kosovës

9 muaj më parë

Kryeministri merr vendim që në Prishtinë të vendoset flamuri i Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se sot ka marr vendimin që në vendin e quajtur “Te rrethi” në hyrje të Prishtinës të vendoset flamuri i Kosovës.

“17 shkurti është data më e madhe e Kosovës, dhe ajo do të nderohet në mënyrën më dinjitoze” ka thënë kryeministri.

Haradinaj dhe ka kërkuar nga të gjithë që të përmbahen nga debatet emocionale por vëmendja t’i adresohet shënimit me dinjitet të përvjetorit jubilarë të shpalljes së Pavarësisë./AktivPress