Kryeministri i del krah Demollit, thotë se ushtria s’është partiake

4 vite më parë

Kryeministri i del krah Demollit, thotë se ushtria s’është partiake

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur lidhur me Projektligjin për FSK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ministri i FSK-së, Haki Demolli ka qenë dhe është për transformimin e FSK-së në ushtri.

“Të nderuar qytetarë,

Ushtria e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë partiake. Ministri i FSK-së, z. Haki Demolli ka qenë dhe është për transformimin e FSK-së në ushtri. Letra që ai e ka dërguar në adresë të Presidentit, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit, shpreh përgjegjësinë e tij si ministër për të njoftuar institucionet e larta shtetërore për qëndrimet dhe opinionet e partnerëve tanë strategjik lidhur me dhënien e rolit të ushtrisë FSK-së.

Demolli më ka njoftuar mua paraprakisht dje me bisedën me partnerët dhe unë e kam këshilluar që për të gjitha këto çështje të njoftojë edhe Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit. Edhe unë si Kryeministër i kam njoftuar me letrën që e kam marrë nga Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ditën kur është mbajtur debati në Kuvendin e Kosovës lidhur me FSK-në.

I konsideroj të papranueshme, të papërgjegjshme dhe tendencioze sulmet e tilla ndaj ministrit Demolli si dhe nxjerrjen e letrave zyrtare në opinion për efekte politike. IM”, ka shkruar ai.