Kryediplomati austriak thotë se ideja për shkëmbim territoresh është vështirë e pranueshme

2 muaj më parë

Kryediplomati austriak thotë se ideja për shkëmbim territoresh është vështirë e pranueshme

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg tha se duhet të ketë një bashkëpunim ndërkufitar dhe rajonal.

“Shpresoj që muajt e ardhshëm do të hapet një dritare dhe gjitha zhvillimet në Kosovë do t’i mbikëqyrim me kujdes”, tha ai.

Duke folur rreth mundësisë së një marrëveshje finale me Serbinë këtë vit, ministri austriak tha pas takimit me ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca se ‘kjo nuk varet nga ne, por e mirëpresim’, teksa idenë për ndryshimin e kufijve e ka quajtur vështirë të pranueshme./Klan Kosova.