Krokodili e mbyt gazetarin e njohur të Financial Times (Foto)

4 vite më parë

Krokodili e mbyt gazetarin e njohur të Financial Times (Foto)

Paul McClean (24 vjeç), gazetar në “Financial Times” ka ndërruar jetë të enjten, pasi u sulmua nga një krokodil në Sri Lanka.

Një dëshmitar i rastit, i cili ishte rreth 10 metra larg në atë kohë, tha se papritmas dëgjoi një peshkatar që bërtiste. Ai kishte vrapuar dhe një peshkatar i kishte thënë se një krokodil ka tërhequr një turist, shkruan The Washington Post, transmeton Express.

“Në minutat e fundit i pamë gishtat, u munduam ta gjejmë edhe trupin por s’e gjetëm”- thotë ky dëshmitar.

Pasi nuk arritën ta shpëtonin, ata thirrën autoritetet lokale. Ndërsa të premten në mëngjes u gjend trupi i gazetarit.

Të premten në mëngjes, marina zbuloi një trup në lagunë, rreth 50 metra nga bregu. U identifikua si trupi McClean.