Krijuesi i “La Casa de Papel” konfirmon sezonin e pestë

3 javë më parë

Krijuesi i “La Casa de Papel” konfirmon sezonin e pestë

Krijuesi i serialit të famshëm “La Casa de Papel”, Alex Pina, ka konfirmuar se sezoni i pestë është në zhvillim.

Këtë ai e ka konfirmuar duke postuar një foto të tij në Instagram, ku shihet me laptop në prehërin e tij.

“Duke shkruar ‘La Casa de Papel 5’”, ka shkruar Pina në postim, transmeton KOHA.

Në anën tjetër, Netflixi ende nuk i ka dhënë zyrtarisht dritën e gjelbër sezonit të pestë por Pina duket se po shpreson shumë.

Gjithashtu, ai ka konfirmuar edhe më parë për “Deadline” se do të ketë sezon të pestë ky serial, ku ka shtuar se “Netflixi do t’ia vendoste një bombë në shtëpi” nëse do të zbulonte ndonjë detaj tjetër.