Krasniqi: UÇK-ja po quhet ndërmarrje kriminale, ndërsa krerët e shtetit i kanë futur kokat nën shalë

3 javë më parë

Krasniqi: UÇK-ja po quhet ndërmarrje kriminale, ndërsa krerët e shtetit i kanë futur kokat nën shalë

Pas arrestimeve të sotme të krerëve të OVL të UÇK-së, ka reaguar ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Ai i ka kritikuar liderët shtetëror për heshjten që po e tregojnë në rrethanat kur “UÇK-ja po quhet ndërmarrje kriminale”, shkruan AktivPress.

Krasniqi ka shkruar se shqiptarët ne pushtet duhet ta njohin filozofinë popullore.

Sipas tij, filozofia popullore thotë se: “Mashkulli i keq, të ligën nga mali e bie në shtëpi, ndërsa i miri të ligën nga shtëpia e bartë në male”.

“Por, nëse mashkujtë e këqij, i kemi zot shtëpie? Çka ndodhë??? Ndodhë ajo që e pamë në media.
Madje, që nuk kemi as zot shtëpie, e konfirmuan zhvillimet e sotme”, ka shkruar Krasniqi.

“Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Republikës së Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është Liria e Pavarësia jonë, po e quan ndërmarrje kriminale?!Kjo është çmenduri!”, ka shtuar ai.

“Këtu, natyrshëm shtrohet pyetja: A është Prokuroria e Dhomave të Specializuara e krijuar nga shteti i Kosovës apo i Serbisë se Viçiqit? Ata, prokurorët, jo vetëm që nuk e njohin shtetin, por, kanë dalë krejt jashtë mandatit te tyre kushtetues e ligjor. Çka është tepër, tepër është”, ka thënë Krasniqi.

“Ndërsa, krerët e institucioneve të Kosovës, kokat i kanë futur nën shalë?! Nga ku, nuk shohin e as dëgjojnë gjë?!
Po ta njihnim filozofinë popullore, axhamitë kurrë nuk do të visheshin me pushtet. Kjo është dëshmia më e mirë, se ne si popull duhet të ndalemi se fryri BALONA POLITIK!”, ka përfunduar Krasniqi.

AKTIV PRESS