Krasniqi: Shteti dhe kompania e dobët falimentojnë nga budallakia

4 vite më parë

Krasniqi: Shteti dhe kompania e dobët falimentojnë nga budallakia

Publicisti, Milazim Krasniqi konsideron se mes shtetit të dobët dhe kompanisë së dobët, ekzistojnë disa gjëra të përbashkëta.

Por, siç ka thënë ai, e përbashkëta kryesore është falimentimi.

“Shteti i dobët dhe kompania e dobët, kanë gjëra të përbashkëta: shteti i dobët ngre agjenda që nuk mund t’i zgjidhë, kompania e dobët merr kredi të cilat nuk arrin t’i kthejë. Shteti i dobët ngulfatet nga agjendat e pazgjidhura dhe bëhet pronë e sponsorëve, ndërsa kompania ngulfatet nga kamatat dhe bëhet pronë e kreditorëve. E përbashkëta kryesore e tyre është se falimentojnë nga shpërpjestimi ndërmjet ambicieve dhe mundësive, pra nga budallakia?, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook./AktivPress