Krasniqi: Mos i votoni njerëzit e dhunshëm të asnjë liste

4 vite më parë

Krasniqi: Mos i votoni njerëzit e dhunshëm të asnjë liste

Qytetarët e Kosovës, më 11 qershor kanë mundësinë që t’u drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë kohë kur partitë kanë nisur fushatën dhe po i bëjnë listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje të parakohshme, nuk mungojnë as thirrjet drejtuar qytetarëve që të jenë të vëmendshëm se kujt do t’ua japin votën, shkruan AktivPress.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Milazim Krasniqi ka renditur dy pika, përmes së cilave u bën apel qytetarëve të votojnë njerëz të ndershëm në zgjedhjet parlamentare.

Krasniqi përmes Facebook-ut ka deklaruar se nëse qytetarët votojnë me këtë parim, sipas tij në Kuvend mund të vijnë njerëz të ndershëm dhe të dijshëm.

“Votojini njerëzit e ndershëm e të dijshëm, të të gjitha listave (secili varësisht se cilën listë preferoni.) Nëse votoni me këtë parim, në Kuvend mund të vijnë njerëz më të ndershëm e më të dijshëm”, ka shkruar ai.

Profesori universitar në thirrjen e dytë ka kërkuar nga qytetarët që të mos i votojnë njerëzit e dhunshëm.

“Mos i votoni njerëzit e dhunshëm të asnjë liste! Nëse nuk i votoni ju, ata thjesht nuk bëhen deputet, pra, nuk ua dhunojnë nervat dhe nuk ua fyejnë intelegjencën në katër vjetët e ardhshme”, ka përfunduar Krasniqi./AktivPress