Krasniqi: Ligji për Ushtrinë, vështirë i zbatueshëm

4 vite më parë

Krasniqi: Ligji për Ushtrinë, vështirë i zbatueshëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka vlerësur në Kosovë mungon sundimi i ligjit. Kjo edhe sipas tij, e bën të vështirë edhe ligjin për krijimin e ushtrisë.

“Mendoj që problemi i parë i madh është mos sundimi i rendit dhe ligjit. Mendoj që edhe ky ligj kështu si është vështirë i zbatueshëm sepse nuk ka vullnet për zbatimin e ligjit. Pa zbatimin e ligjit është i vështirë edhe krijimi i institucioneve”, ka deklaruar ai, raporton Zeri.info.
Sipas Krasniqit, rreth kësaj çështjeje duhet të ketë debat të hapur, pasi që sipas tij, për këtë gjë nuk është diskutuar as me faktorin e brendshëm, as me atë ndërkombëtar.

“Ne e kemi edhe një problem, ne asnjëherë nuk kemi diskutuar për doktrinën ushtarake”, ka potencuar Krasniqi.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se nuk ekziston asnjë njeri që është kundër krijimit te ushtrisë. Përkundrazi, si ai është shprehur, çdo shqiptar është pro kësaj çështjeje.