Krasniqi i krahason partnerët qeverisës me papagaj

3 vite më parë

Krasniqi i krahason partnerët qeverisës me papagaj

Ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka krahasuar partnerët e koalicionit qeverisës me papagaj.

Nëpërmjet një statusi që ka postuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se opozita nuk i ka fajet për dështimet e shtetit, për sa kohë që koalicioni qeverisës i ka 90 vota në Kuvend dhe mund t’i kaloj të gjitha vendimet, transmeton AktivPress.

“Krerët e koalicionit nuk po hezitojnë të thonë: Se opozita i ka fajet për të gjitha mossukseset që i ka Kosova?!?! Për mos liberalizimin e vizave, për mos formimin e ushtrisë, për mos sundimin e ligjit, për mos zhvillimin, për mos njohjet etj., etj.. Ndërsa ata e kanë pushtetin vetëm për tenderët dhe punësimin e familjarëve të tyre?!

Ndërsa ata që i kanë rreth 90 vota në Kuvend, i udhëheqin të gjitha institucionet e shtetit, nuk na e paskan as edhe një përgjegjësi?!

Askush më nuk i hanë këto karreme qeveritare!

Këta njerëz që këndojnë si papagajtë se “opozita i ka fajet për çdo gjë”,e kanë vështirë që ta “mbulojnë Diellin me shoshë”’, ka shkruar Krasniqi./AktivPress