Krasniqi heq dilemat: Demarkacioni s’duhet të kaloj

3 vite më parë

Krasniqi heq dilemat: Demarkacioni s’duhet të kaloj

Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës ka komentuar rreth mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës ku është paraqitur raporti i Komisionit për Matjen e Territorit, e sipas të cilit Kosova nuk humb territor me marrëveshjen e demarkacionit.

ai ka thënë se njerëzit që po e udhëheqin qeverinë janë të njohur për angazhime kundër çdo rrjedhe politike për liri dhe pavarësi.

Komentin e tij mund ta lexoni në vijim:

DERI SONTE EDHE E KISHA NDONJË HEZITIM?!,

Sonte më 3 mars 2017, duke i dëgjuar diskutimet në mbledhjen e qeverisë së Kosovës e sidomos disa nga krerët e saj, u binda edhe më fuqishëm se Demarkacioni kështu si është në asnjë mënyrë nuk duhet të kaloj.

Ketë më mundësuan mbështetësit më të zjarrtë të qeverisë, të cilët në asnjë fazë të jetës se tyre politike, jo vetëm që nuk njihen për ndonjë angazhim as minor për komb e atdhe, por për angazhime kundër çdo rrjedhje politike për liri e pavarësi, janë të ditura. Ndonjëri prej tyre, opinionit tonë i është i njohur për të gjitha llojet e trafikimeve, madje edhe të trafikimit nëpër partitë e ndryshme politike?! Ndonjëri njihet edhe për sabotimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës!

Andaj, lehtësia që ata po ia bëjnë Malit të Zi, për të përfituar territori në kurriz të Kosovës, nuk më habitë fare?!

Le të mbetet në ndërgjegjen e të gjithë atyre që të tillë njerëzve ua mundësojnë të shkojnë në Kuvend e Qeveri!

Një fjalë thotë: “Mos bënë çka s’ka bërë kush, se të gjënë ajo që s’e ka gjet askënd”?!

Si përfundim: As gjë nuk po na ndodh rastësisht! Pasi jo pak herë gjatë historisë, i kemi mbështetur jo vetëm ata që s’kanë bërë gjë, por edhe ata që vendit e kombit i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha!