Krasinski mbron idenë për shitjen e serisë

1 muaj më parë

Krasinski mbron idenë për shitjen e serisë

Aktori John Krasinski ka mbrojtur vendimin për shitjen e serisë së tij të izolimit “Some Good News”. Ylli i filmit horror “A Quiet Place” ia ka shitur serinë rrjetit kabllor “ViacomCBS”.

Ai ka njoftuar javën e kaluar se rrjeti do të bëjë emisionin me një udhëheqës të ri, pas një serie ofertash, por mori kritika përse largoi serinë nga platforma falas dhe e barti te një kompani më e madhe.

Në emisionin “The Office” të Rainn Wilson, Krasinski ka thënë se shitja e serisë nuk ishte çështje parash, por e dijenisë se sa pak kohë do të kishte pas lirimit të masave për mbrojtje nga koronavirusi.

“E dija se kishte vetëm dy mundësi: të vazhdoja emisionin nga zyra, por e dija se nuk do të shkonte gjatë. Prandaj më duhej një partner. Në episodin e parë thashë se përse nuk ka emision vetëm me lajme të mira. Pastaj erdhi CBS-ja që deklaroi se donte ta bënte emisionin pjesë të lajmeve qendrore dhe kjo ishte çmenduri”, ka thënë aktori e regjisori Krasinski.

“Fakti se arritëm ta realizonim brenda tetë javësh është diçka e mrekullueshme, që kurrë nuk do ta harroj. Krejt u bë shkaku i komunitetit dhe njerëzve”, ka shtuar ai.

Episodet e para të “Some Good News” do të transmetohen gjatë verës, para se rrjeti “ViacomCBS” të vazhdojë me sezonin e dytë të emisionit.