KQZ-ja ende s’ka marrë asnjë aplikacion për kryetar të Podujevës

4 ditë më parë

KQZ-ja ende s’ka marrë asnjë aplikacion për kryetar të Podujevës

Ndonëse deri te hënën subjektet politike në Podujevë kanë të drejtë për të dërguar aplikacionet për kandidatët e propozuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, Yll Buleshkaj nga Sekretariati ka thënë se në sekretariat nuk ka arritur asnjë aplikacion për kandidatë.

KQZ këtë të premte ka miratuar mjetet nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për muajin shkurt.

Kryetarja e KQZ Valdete Daka ka thënë se deri në miratimin e buxhetit të shtetit KQZ do të ndajë çdo muaj fondet për subjektet politike, raporton KTV.

KQZ gjithashtu ka marr vendim që të dërgojë dy anëtarë të stafit të saj për zgjedhjet në Korenë e Jugut që do të mbahen në muajin prill.

Valmir Elezi zëdhënësi i KQZ dhe Ibrahim Selmanaj do të shkojnë si vëzhgues në këto zgjedhje