KQZ-ja cakton shpenzimet e partive për fushatat zgjedhore në Podujevë e Mitrovicë Veriore

1 muaj më parë

KQZ-ja cakton shpenzimet e partive për fushatat zgjedhore në Podujevë e Mitrovicë Veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar shpenzimet e partive politike gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut.

Drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, ka thënë se partitë në Mitrovicën e Veriut kanë të drejtë të shpenzojnë mbi 11 mijë euro gjatë fushatës.

“Dje e kemi pranuar listën e votuesve në Mitrovicën Veriore, 23 mijë e 180 votues të regjistruar”, ka thënë ai.

Buleshkaj ka thënë së të drejtë votë ne Podujevë kanë 87 mijë e 800 qytetarë.

Kurse në Podujevë, sipas Buleshkajt, kanë të drejtë të shpenzojnë në fushatë 43 mijë euro 931 euro.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi gjatë mbledhjes të së shtunës ka ngritur çështjen e mënyrës së votimit të qytetarëve që potencialisht mund të jenë në karantinë për shkak të infektimit me Covid-19.

“Duhet të marrim përgjigje në IKSHP se a është i lejuar kontakti me një person të tillë (të infektuarit potencial që qëndrojnë në izolim). Nuk jemi të sigurt se si duhet të veprohet”, ka thënë Kurteshi.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të kuptojnë se si duhet vepruar në raste të tilla.

“Mbesim që sekretariati të na njoftojë së si duhet të veprojmë. Do të bëjmë çdo gjë që askujt të mos i humbet e drejta për të votuar”, u shpreh ajo.