KQZ-ja akrediton 29 mijë e 264 vëzhgues për zgjedhje

2 vite më parë

KQZ-ja akrediton 29 mijë e 264 vëzhgues për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017.

Mbledhja u mbajtë në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim:

●160 vëzhgues nga 8 Ambasada,
●301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare,
●8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore,
●3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje,
●15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje,
●27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të
Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës),
●1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor,
●468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe
●36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare./AktivPress